
I ftuar sot në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, Kristi Lamaj foli për largimin nga BBV dhe për jetën personale. Ai u shpreh se ndodhet në një periudhë të jetës kur dëshiron të bëhet baba, duke e konsideruar familjen si gjënë më të shtrenjtë dhe më të veçantë për të.
“Vjen një periudhë kur gjërat vijnë vetë, kështu qenka jeta. Dua të bëhem baba. Është një dëshirë që vjen me moshën. Pastaj fillon të logjikosh: familja është gjëja më e veçantë për mua, pika ku nuk doja të prekesha kurrë. E kam thënë edhe aty brenda, mos guxo të më prekësh familjen, ajo është vija e kuqe. Nuk ka fare lidhje profesioni me familjen. Profesioni im të do larg, të investuar dhe të përkushtuar. Kur isha aty brenda, gjithmonë kam pasur bisedën me veten. Vendosja përballë vetes një njeri nga i cili doja një këshillë. Nuk kam qenë kurrë vetëm; banorët e dija që i kisha kundërshtarë. Bisedoja në mendje me njerëzit e mi të zemrës dhe i mbaja marrëdhëniet gjallë. Nuk dua të dukem egoist, por disa gjëra që i kam bërë, i kam bërë. Kam sjellë një frymë të re në muzikën popullore”, tha ish-banori i Big Brother VIP./K.C/dritare.net