Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti i Këshillit Evropian: Stabiliteti në Ballkan, varet nga anëtarësimi në BE!

Presidenti i Këshillit Evropian: Stabiliteti në Ballkan, varet nga

Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel, ku u prit nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojë edhe një takim kokë më kokë për të diskutuar progresin e bërë në procesin e negociatave, si edhe për përgatitjet e Samitit të Komunitetit Politik Europian më 16 maj, e natyrisht edhe për situatën në rajon, ku Presidenti do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në vigjilje të këtij Samiti.

-Zoti President, si e vlerësoni këtë rrugëtim të Shqipërisë drejt integrimit europian?

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa: Së pari, jam i gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama. Së pari sepse është gjithmonë kënaqësi të takohemi, të flasim dhe të shkëmbejmë me Edi Ramën. Së dyti sepse zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për BE dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, për begatinë dhe për stabilitetin e kontinentit tone dhe është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim.

Sot po çelim një grup kapitull tjetër dhe ambicia jonë është që të çelim dhe më tej grup kapituj për t’u negociuar gjatë këtij viti sepse e kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që të realizojmë dhe kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, por mendoj që kjo është po kështu një shenjë mjaft e rëndësishme për të gjithë rajonin sepse mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është me BE e anëtarësimin në të.

Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj për të vizituar të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të pasur rezultate të mira të anëtarësimit.

Nga ana tjetër, kjo është një mundësi shumë e mirë për të folur për Samitin e Komunitetit Politik që do të mbahet në 16 maj në Tiranë.

Europa është më shumë sesa BE, por gjithmonë e më shumë është e rëndësishme që ne të jemi të gjithë së bashku të bashkuar sepse të bashkuar jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Europë më të forte./L.F-dritare.net