Prej 4 ditësh pa ujë, qytetarët e Vlorës bllokojnë rrugën kryesore!
E Hënë 29 Dhjetor 2025, 11:11
Dritare.net

Qytetarët e Vlorës janë zhvendosur në rrugën kryesore duke bllokuar qarkullimin. Ata protestojnë pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti në linjën kryesore.
Qytetarët kërkojnë prezencën e kryebashkiakes Brunilda Mersini.

