
Politikanë nga të majtët dhe të djathtët, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, janë bashkuar sot në urimet e tyre për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.


Nëpërmjet mesazheve publike dhe postimeve në rrjete sociale, kanë shprehur urimet për 28 Nëntorin, duke theksuar rëndësinë e unitetit kombëtar.


Ata kanë vlerësuar sakrificat historike për liri dhe pavarësi, duke u bërë thirrje qytetarëve për më shumë bashkim dhe solidaritet në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar./LF-dritare.net