Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përse koha në izolim na duket sikur kaloi më shpejt se zakonisht!

Përse koha në izolim na duket sikur kaloi më shpejt se zakonisht!

Për disa, ditët në izolim për shkak të pandemisë, duket se kanë kaluar më shpejt se zakonisht. Duket e çuditshme, por besojmë që edhe ju pas lehtësimit të masave keni thënë me vete, sa shpejt kaloi koha. Dy muaj kaluan sa hap e mbyll sytë. Një arsye është që ne krijojmë përvojën tonë subjektive të kohës në mendjet tona. Përshembull një drekë 20-minutëshe me një mik kalon sa hap e mbyll sytë, ndërsa pritja 20-minutëshe për trenin që vonohet duket një përjetësi. Edhe pse në realitet sigurisht që kohëzgjatja është e njëjtë.

Ne e vlerësojmë kohën që kalon në dy mënyra: me perspektivë (sa shpejt po kalon koha tani?) dhe në mënyrë retrospektive (sa shpejt kaloi javën e kaluar apo dekada e fundit).

Përse koha në izolim na duket sikur kaloi më shpejt se zakonisht!

Gjatë bllokimit, njerëzit kanë gjetur të mënyra të ndryshme për të kaluar kohën. Gatim, lojëra, punë shtëpie duke krijuar një lloj rutine, që të humb kuptimin e ditëve. Kështu ngjason që ato ikin më shpejt. Disa njerëz kanë treguar se ata nuk kanë bërë as dallime midis ditëve të javës dhe fundjavave.

Ditët thuajse identike krijojnë pak kujtime të reja, gjë që është thelbësore për ndjenjën e perceptimit të kohës. Kujtimet janë një nga mënyrat me të cilat gjykojmë se sa kohë ka kaluar. Kur shkoni me pushime për një javë në një vend të ri, koha shkon shpejt ndërsa jeni larg, sepse gjithçka është e re.

E kundërta ndodh gjatë izolimit. Perceptimi i kohës është i ndryshëm nga një person në tjetrin. Disa e shohin të ardhmen si diçka që vjen drejt nesh, ndërsa ne qëndrojmë të qetë duke pritur, ndërsa gjysma tjetër shohin veten duke ecur përpara drejt së ardhmes. Ndaj dhe përjetimet përgjatë izolimit, mund të kenë qenë të ndryshme për kohë, por shumë njerëz pohojnë se koha për to, në këtë periudhë ka ecur më shpejt./L.F-dritare.net