Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD akuza qeverisë për zgjedhjen e drejtorit të policisë, Lamallari: Procesi u ndoq nga partnerët evropianë

PD akuza qeverisë për zgjedhjen e drejtorit të policisë,

Zgjedhja e Skënder Hitës si drejtues i ri i Policia e Shtetit ka shkaktuar debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend. Partia Demokratike, përmes deputetit Klevis Balliu, akuzoi se emërimi i Hitës u diktua nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

“Zar i radhës i Ballukut. Që tre ditë më parë e dinim që Skënder Hita do emërohej, sot vetëm u zyrtarizua krim i radhës. Në dosjen e Ballukut thuhet se ka pasur kërcënime me jetë ndaj dëshmitarëve nga eksponentë të krimit. Në dosjen e kësaj zonje, që sot emëron drejtorin e policisë, merr në dorë të gjithë Ministrinë e Brendshme. Siç ka thënë Rama, ministrat e brendshëm do merren me adresat”, deklaroi Balliu.

Përgjigjen e dha Besfort Lamallari, ministër i Brendshëm, i cili akuzoi opozitën se “di të hedhë vetëm baltë” dhe theksoi se i gjithë procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri të Policisë së Shtetit u ndoq nga partnerët europianë, duke siguruar transparencë dhe standarde profesionale.

"Në fakt, Policia ose shtetit shqiptar i duhet dhënë mbështetje, besim dhe le ta provojë me punë. Z. Hita është oficer karriere, unë kam pasur rastin të bashkëpunoj me të prej 8 vitesh tashmë. Ka qenë drejtues në disa qarqe të vendit ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin, përkushtimin ndaj uniformës dhe jam i lumtur që si një nga kandidatët më të pëlqyer të konkursit, ka spikatur roli dhe kontributi i tij. Besoj që Hita, paraardhësit dhe ata që do të vijnë më pas janë mësuar që gjithçka bëhet politike. I vetmi faj që ka çdo përfaqësues i Policisë së Shtetit, deputetit në fjalë qëkur iu thirr bukurosh i është bërë obsesion dhe tani nuk i ndahet këtij muhabeti, anatemon çdokënd dhe e përdor për politikë bajate e ordinere. Drejtorit të ri duhet t’i urojmë mbarësi e suksese në misionin e shenjtë për garantimin e rendit dhe sigurisë, edhe gjatë protestave që ju bëni dhe molotovëve që hidhni duke mbajtur në njërën dorë flamujt e vendeve të BE dhe hidhni përtokë e shkelni flamurin kombëtar . Turpi qoftë me ju!”, tha ministri./K.C/dritare.net