Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë

Pas një qëndrimi njëditor në Vlorë, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, është parë këtë të enjte në Tiranë, duke udhëtuar me automjetin zyrtar që përdoret nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Mbrëmë Ivanka Trump u takua me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka pirë kafe në zonën e Ujit të Ftohtë. Më pas, ata kanë vijuar me një darkë në një restorant në Orikum.


Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe rreth 60 arkitektë, të cilët kanë qëndruar dhe kanë zhvilluar diskutime deri rreth orës 23:00 të mbrëmjes./K.C/dritare.net