“Sinners” bën histori/ 16 nominime Oscar për filmin me vampirë
Dritare.net

Filmi horror me vampirë “Sinners” ka thyer rekordin për numrin më të madh të nominimeve në historinë e çmimeve Oscar, duke marrë 16 nominime, më shumë se rekordi i mëparshëm prej 14. Ai ka lënë pas rivalin kryesor të këtij viti, filmin “One Battle After Another” me Leonardo DiCaprio, i cili ka 13 nominime.
Në mesin e të nominuarve janë aktori kryesor Michael B Jordan, si dhe aktorët britanikë Wunmi Mosaku dhe Delroy Lindo. Regjisori Ryan Coogler është nominuar për regji, skenar dhe produksion, ndërsa filmi konkurron edhe për çmimin më të madh, Filmi më i Mirë.
“Sinners” ka befasuar industrinë, pasi filmat horror rrallëherë vlerësohen në ceremonitë e çmimeve. Filmi rrëfen historinë e dy vëllezërve binjakë që kthehen në Mississippi në vitet 1930 dhe përballen me vampirë, duke trajtuar njëkohësisht tema si racizmi, muzika blues, e mira kundër së keqes dhe shpengimi.
Ndërkohë, aktorja irlandeze Jessie Buckley kryeson garën për aktoren më të mirë për filmin “Hamnet”, i cili ka marrë 8 nominime. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet në 15 mars në Hollywood./K.C/dritare.net