Ta fik cigaren në ballë! Debat i ashpër mes Kristit dhe Rogertit në BBV
Dritare.net

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP 5, mes Kristit dhe Rogertit.
Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i ka thënë Kristit se është një “Big Baby”, duke e i thënë se kërkon vëmendje gjatë gjithë kohë.
Kjo gjë e ka acaruar Kristin, i cili i është kthyer ashpër Rogertit, duke i kërkuar të mos i përmendë familjen, madje duke e i thënë se do t’ia fikte cigaren në ballë.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Ti nuk i do njerëzit.
Kristi: Duket.
Rogerti: Ti je “Big Baby” që i shtje lodrat nga karroca e bebes, “a mami, mami”. Ti do vëmendje gjatë gjithë kohës dhe do ta japim.
Kristi: Mos ma përmend mua nënën, se ta fik cigaren mu në ballë.
Rogerti: Hë, bëje. Fute pra, hë.
Kristi: Ta fik cigaren mu në ballë, në rregull.
Rogerti: Çfarë tjetër bën?
Kristi: Familjen me mua, stop!
Rogerti: Çfarë tjetër bën? Ti je bebe 7 muajsh.
Kristi: O plehrë, të tregoj sa vlen lëkura.
Rogerti: Hë, bëje prapë!
Kristi: O plehrë, ta fik cigaren mu në ballë, nuk më rruhet fare!
Rogerti: Hë pra, bëje, bëje pra!
Kristi: Në rregull!
Rogerti: Nuk viktimizohem unë, po hë, bëje!
Kristi: Deri këtu, me familjen stop!
Rogerti: Kush ta përmendi familjen ty?
Kristi: Stop, ore!
Rogerti: Je bebe 7 muajsh ti. Ta thashë figurativisht se kush je ti. Në rregull, hajde, fike prapë në ballë./TCH