
Paralajmërimi i ri i SHBA për Berishën: Korrupsioni dhe non-grata? Presim mbledhjen e parlamentit shqiptar!
Dritare.net
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta ndalin pastrimin e politikës shqiptare nga të korruptuarit përmes mekanizmit të shpalljes "non grata".
Kjo theksohet e nënvizohet mes rreshtave, nga një komunikim që gazetari i Top Channel Muhamed Veliu pati me Byronë e Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit, drejtuar tashmë prej Gabriel Escobar , i cili ka shërbyer si zëvendësambasador në Beograd e më parë si konsull, i çështjeve ekonomike në Bagdad.
Top Channel pyeti përmes postës elektronike DASH nëse me ardhjen e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për euro-azinë Gabriel Escobar, politikat e deritanishme të DASH për Shqipërinë mund të ndryshojnë.
Një zëdhënës i DASH dha këtë përgjigje.
“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura si asnjëherë më parë për një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë.
Politikat tona në Shqipëri, përfshi korrupsionin dhe rastet e shpalljes të personave non grata, janë shumë të mirënjohura, dhe të artikuluara nga ambasadorja Yuri Kim sikurse edhe nga ambasadori Philip Reeker, gjatë vizitës në Qershor si asistent sekretar për Byronë Europiane dhe Euroazinë. Ne presim të avancojmë marrëdhëniet tona bilaterale me udhëheqësit shqiptarë, kur të mblidhet në ditët e ardhshme Parlamenti”.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për emisionin Now të Erla Mëhillit në Euronews, tha se bën çdo gjë për kthimin e PD-së në vlerat mbi të cilat është themeluar.
“Unë të bëj çdo gjë për kthimin e PD, në vlerat mbi të cilat, ajo është themeluar", tha ai.
Prej muajit prill 2018 në listën e zezë, për moslejimin e hyrjes në SHBA bashkë më familjet, deklaruar publikisht nga Sekretari Amerikan i Shtetit, janë ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha, ish deputeti Tom Doshi, ish kryeprokurori republikës Adriatik Llalla si edhe ish kryebashkiaku Durrësit Vangjus Dako.
Megjithatë beteja e SHBA që Sali Berisha mos ta kalojë më traun e parlamentit thotë gazetari Top Channel Muhamed Veliu , jo vetëm që është aktive por pritet të intensifikohet./TCH

















