Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Paracetamoli rrezik për sulmet në zemër, ja çfarë duhet të dini!

Paracetamoli rrezik për sulmet në zemër, ja çfarë

Njerëzit që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe marrin paracetamol me recetë, rrezikohen nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru. Mjekët duhet të mendojnë për rreziqet dhe përfitimet për pacientët që e marrin për shumë muaj paracetamolin, thonë studiuesit e Universitetit të Edinburgut.

Paracetamoli përdoret gjerësisht në mbarë botën si një ilaç afatshkurtër për dhimbjet, por gjithashtu për të lehtësuar dhimbjet kronike, pavarësisht nga provat e pakta të përfitimit të tij për përdorim afatgjatë.

Studimi përfshiu 110 vullnetarë, dy të tretat e të cilëve merrnin ilaçe për presionin e lartë të gjakut ose hipertensionin. Në një provë të rastësishme, atyre iu kërkua të merrnin 1 g paracetamol katër herë në ditë për dy javë, një dozë e zakonshme për pacientët me dhimbje kronike, dhe më pas pilula bedel, ose placebo, për dy javë të tjera. Studimi tregoi se paracetamoli rrit presionin e gjakut, "një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sulmet në zemër dhe goditjet në tru" shumë më tepër sesa një placebo.

Studiuesit këshillojnë mjekët që pacientët me dhimbje kronike të marrin një dozë sa më të ulët të paracetamolit. /L.F-dritare.net