
Panorama e një fundjave të qetë në plazhe, ndryshe nga Velipoja!
E Diel 27 Qershor 2021, 13:01
Dritare.net
Lajmi që pushtoi sot vendin ishte ngjarja e rëndë me 4 viktima në Velipojë. Sezoni turistik i kësaj vere nuk duket fort në rrugë të mbarë me situata të tilla.
Ngjarjet e fundit ndikojnë duke shtuar frikën se mos mund të jetë radha jonë nesër në rrugë, në plazhe, apo qytete, por kjo sërish nuk do të na mbyllë në shtëpi.
Planet për këtë sezon vijojnë, pasi njerëzit kanë nevojë të pushojnë.
Panorama nga plazhi sot në Radhimë të Vlorës na tregon një anë tjetër të Shqipërisë.
Atë që duam më shumë. Me pushues plot, me të rinjtë që argëtohen. Mbi të gjitha me atë që duam dhe e kërkojmë më së shumti këtë sezon: qetësinë! /L.F-dritare.net

















