

Egli Tako dhe Laert Vasili kanë zhvilluar një konferencë para banorëve për të diskutuar rreth asaj se pse meritojnë finalen.
Banorja iu përgjigj pyetjes që iu parashtrua nga Loredana që nuk ka pasur ndonjë qëllim specifik për këtë lojë.
Egli theksoi se qëllimi i vetëm ka qenë që të mos e dëmtonte Gjestin, për të cilin ka shprehur se ka ndjenja.
“Nuk kam pasur një qëllim specifik në këtë lojë, qëllimi im ka qenë që ai djali të mos dëmtohet të paktën nga ana ime”, tha ajo.
Konkurrentja bëri me dije se ka akoma ndjenja për Gjestin dhe se nuk hyri për ta sulmuar.
“Vazhdoj të ndjej akoma për këtë djalin dhe kaq”, ka qenë përgjigja e shkurtër dhe e prerë e Eglit.
Gjesti nga ana tjetër ia ka bërë të qartë se nuk dëshiron të luaj me të dhe se nuk ndjen./E.P-dritare.net

















