Na ndiqni edhe në

Bota

Meghan Markle: Çfarë më ndodhi pas lindjes së fëmijëve!

Meghan Markle: Çfarë më ndodhi pas lindjes së

Meghan, Dukesha e Sussex-it, ka zbuluar se ajo pësoi një gjendje mjekësore "të rrallë dhe të frikshme" pasi lindi një nga fëmijët e saj.

Në podkastin e saj të ri, “Rrëfimet e një themelueseje”, Meghan tha se ishte diagnostikuar me preeklampsi pas lindjes, të cilën ajo e përshkroi si një "frikë të madhe mjekësore".

Ajo tha se duhej t'ia dilte pa e ditur bota se çfarë po kalonte dhe duke u përpjekur të shfaqet para njerëzve.

"Ti përpiqesh t’i kalosh të gjitha këto gjera në heshtje, ndërsa bota nuk e di se çfarë po ndodh me ty. Për mua kjo ishte një çështje jetë a vdekje, me të vërtetë.”, tha Meghan.

Meghan Markle: Çfarë më ndodhi pas lindjes së

Preeklampsia prek disa gra gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes, me shenja të hershme duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, sipas NHS të Mbretërisë së Bashkuar.

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë dy fëmijë, Archie, pesë vjeç dhe Lilibet, tre./K.C/dritare.net