
Marrëveshja për industrinë ushtarake/ Rama: Dhuratë e madhe nga Italia!
Dritare.net
Pasditen e sotme u nënshkrua marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali dhe KAYO-s, kompanisë shtetërore për sigurinë që do përfshijë prodhim anijesh, si për nevojat e flotës shqiptare, ashtu edhe në të ardhmen për mundsitë e esksportit. Pjesë e ceremonisë ishte edhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se kjo marrëveshje thellon marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Dua t’i siguroj të gjithë që kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punojmë për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve. T’u japim mundësi përpjekjeve të reja dhe është shumë e qartë që duhet të bëjmë ç’është e mundur, nuk ka rëndësi nëse je i vogël apo i madh, por besoj se kjo lidhje me Italinë do të thotë edhe më shumë për punën e bërë bashkë. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën. Dua të falënderoj edhe kreun e Ushtrisë italiane për të gjitha dhuratat dhe padyshim për kujtimet e bukura që mora. Është vërtet një kënaqësi dhe shpresoj të jenë të gëzuar me këtë marrëveshje. Ne duhet ta vlerësojmë edhe këtë dhuratë të madhe nga ana e Italisë”, tha Rama./K.C/dritare.net

















