
Giro d'Italia nesër në Vlorë, ja cilat janë rrugët ku qytetarët nuk duhet që të parkojnë mjetet!
Dritare.net
Në kuadër të fazës së tretë dhe përmbyllëse të garës “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet më 11 maj 2025, në qytetin e Vlorës, Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve për të larguar menjëherë mjetet e parkuara në akset ku parkimi është i ndaluar, për të shmangur ndërhyrjen me karotrec.
Policia bënë me dije se, të gjitha mjetet që nuk do të largohen nga drejtuesit, do të zhvendosen nga shërbimi i karotrecit për të liruar rrugët dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve.
Parkimi është i ndaluar në këto akse rrugore:
-Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares)
-Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”
-Fusha para Shkollës së Marinës
-Rruga “Reshat Osmani”
-Rruga “Veledin Kollozi”
-Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”
-Rruga “Hajredin Haxhiraj”
-Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”
-Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
-Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”
-Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit./L.F-dritare.net

















