
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore
E Shtunë 10 Maj 2025, 13:01
Dritare.net
Një ditë para votimeve Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë një njoftim me rëndësi për të gjitha subjektet zgjedhore, duke urdhëruar respektimin e heshtjes zgjedhore.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale.
Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë.”, thuhet në deklaratë./K.C/dritare.net

















