
Berisha falënderon LaCivita: Ekspertiza juaj u shndërrua në eliksirin e kësaj fushate
Dritare.net
Kryetari i PD-së Sali Berisha po mban takimin përmbyllës elektoral të opozitës në Bulevardin e Ri në Tiranë. Në hyrje të fjalës së tij, kryedemokrati falënderoi Chris Lacivita për angazhimin dhe mbështetjen e tij gjatë fushatës.
“I dashur Chris Lacivita, arkitekt i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë,. Rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mirënjohjen më të pakufishme ju për vendimit që morat, që të angazhoheshit me potencialin tuaj për rikthimin e PD dhe Sali Berishës në pushtet. Emri juaj, ekspertiza juaj u shndërrua në eliksirin e kësaj fushate. Ditën e parë me konferencën e parë të shtypit e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushte. Nesër në mëngjes do i bjerë me kokë tavolinës. I meriton të gjitha, ne jemi mirënjohës për vendimin që more për të na ndihmuar në një moment kritik. PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore me administratën e Dondal Trump.“, tha Berisha./K.C/dritare.net

















