
Lidhja ime me George Tenet. Flet Dhimitër Gjoka!
Dritare.net
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, folësi, skenaristi dhe regjisori i njohur, Dhimitër Gjoka, flet për jetën dhe karrierën e tij. Gjoka flet për jetën e tij dhe lidhjen me ish-shefin e CIA-s, George Tenet. Ai thotë se një nga mbesat e babait të ish-shefit të CIA-s është kumbara e tij.
"Në fusha të ndryshme ka njerëz që kanë dhënë kontribut me vlera kombëtare të jashtëzakonshme. Xhorxh Tenet, 11 vjet shef i CIA-s, ishte me origjinë himarjote, nga Qeparoi, me nënë nga Himara. Një mbesë e babai të Tenet është edhe kumbara ime, më ka pagëzuar në një kishë në Himarë. Unë nuk kam pasur rastin ta takoj Xhorxh Tenet. Ka pasur debate që George Tenet ka qenë në Himarë në 1997-ën, por nuk ka qenë.", tregon Gjoka në DritareTV./K.C/dritare.net

















