Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si u njoh me Erjon Alibejn? Flet Nuredin Dumani

Si u njoh me Erjon Alibejn? Flet Nuredin Dumani

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u pyet edhe për njohjen me Erjon Alibej, që akuzohet për porositjen dhe organizimin e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.

Avokati: Si je njohur me Erjon Alibejn?


Dumani: E kam takuar dhe njohur nëpërmjet Eljo Bitrit dhe më hapi temën e vrasjeve në Elbasan dhe dyshonin tek unë, Eljo Bitri, më tha që dyshonin se isha unë i përfshirë në masakrën e Bradasheshit, e dhjetorit 2018. Pas disa ditësh, kam taku kushëririn e Elio Bitrit, ai dinte shumë gjëra dhe unë ju kam sqaru që s’kam lidhje me atë ngjarje. Jam takuar më pas me Eljo Bitrin dhe Arjan Spahiun, aty ishte dhe Erjon Alibejn, por unë kisha përshtypjen se ishte më i madh në moshë, por ai ishte moshatar me mua. Kemi qëndruar për dy orë dhe kam sqaruar që s’kam lidhje me ngjarjen e Bradasheshit.

Vrasja e trefishtë në Bradashesh

Në datën 29.12.2018 në fshatin Bradashesh të Elbasanit mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Erdal Duranay, Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri

Policia shpalli në kërkim më pas Mikael Qosjen nga Elbasani pasi dyshohet se ishte personi që organizoi atentatin ndaj Endrit Alibejt tek rrethrrotullimi i Metalurgjikut në Elbasan.

Krahas Alibejt, në këtë atentat u vranë Arben Dylgjeri si edhe turku Erdal Durunay. Organet ligjzbatuese dyshojnë se Qosja e organizoi atentatin pas një prishje pazaresh mes grupit të tij dhe atyre të vëllezërve Alibej.

Atentati i bujshëm ndodhi rreth orës 20:30 të datës 29 dhjetor të vitit 2018 ndaj makinës “Land Rover” ku udhëtonin Alibej, Dylgjeri dhe Durunay u derdhën një numër i madh plumbash duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tyre./K.C/dritare.net