Na ndiqni edhe në

Emisionet

Porositë që më dha im atë Servet Pëllumbi për zgjedhjet e 11 majit!

Porositë që më dha im atë Servet Pëllumbi për

Arben Pëllumbi, kandidat për deputet i PS-së në qarkun Tiranë, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për jetën, karrierën politike dhe zgjedhjet e 11 majit. Zoti Pëllumbi, tregoi për gazetarin Qafoku, këshillat që i ka dhënë i ati, politikani i nderuar Servet Pëllumbi, për rrugëtimin e tij në politikë dhe zgjedhjet e 11 majit.


Roland Qafoku: Çfarë porosish ju ka dhënë babai për zgjedhjet e 11 majit?

Arben Pëllumbi: Ai këshillën më të rëndësishme ma ka dhënë për vite më radhë që të jem një politikan që nuk merret me individin, merret me çështje, një tip politikani që nuk është agresiv dhe që nuk sulmon, apo ta ngrejë karrierën e vetë duke ikur mbi shpatullat ë tjera, por duke punuar. Unë jam shumë i kënaqur që vazhdoj të jem një trashëgimtar i denjë i mbiemrit Pëllumbi në politikë./K.C/dritare.net