Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ja cilin emision do të moderojë Danja Koka!

Ja cilin emision do të moderojë Danja Koka!

Banorja e Big Brother VIP 4, Danja Koka, do të jetë moderatorja e gjysmëfinales dhe finales së programit “Yjet Shqiptarë të Diasporës”, që zbulon talentet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. E ftuar këtë mëngjes në “Wake UP”, Danja zbuloi se se do të moderojë spektaklin e gjysmëfinaleve dhe finales, që do të transmetohen në primetime në Top Channel.

“Jam e nderuar të jem pjesë e këtij projekti, jam e nderuar për ftesën që më bënë. Është një projekt që më ka shërbyer si një mozaik për të sjellë në Shqipëri talente të fushave te ndryshme të botës së artit. Është një projekt që ka zbuluar talente në këngë, baletë etij. Janë që të gjithë të mrekullueshëm. Janë gjithsej 22 gjysmëfinalistë që do të vijnë në Tiranë. Unë jam moderatore. Juria do të japë vlerësimet për performancat më të mira, por nga ana tjetër, edhe publiku mund të votojë të preferuarin. Votave të jurisë do t’u bashkangjiten votat e publikut dhe ai do të jetë ylli i diasporës shqiptare. Ky projekt hap siparin e një kapitulli të ri për mua, jam e nderuar”, tha Danja./K.C/dritare.net