
Do ju hamë të gjallë po prekët demokratët! Rama i përgjigjet Alizotit!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Kuçova një deklaratë të Tomor Alizotit të bërë gjatë ditës së sotme, që thoshte se “PD-ja do e hajë të gjallë qeverinë”. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se personazhet politikë të PD-së janë njëri më i mbaruar se tjetri.
"Ludoviku thoshte “do iu hamë të gjallë”. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin. Natën thonë se populli është i sëmurë, edhe pse sondazhet thonë se PS fiton.
Këta thonë se populli është i çmendur. Sondazhet thonë se shumica e popullsisë mendojnë se ekonomia është rritur, ata thonë se populli është i shitur. Më 11 maj, do të marrin mësimin më të mirë nga të gjitha zgjedhjet që kemi bërë. Të gjithë votoni PS-në, sepse në Tiranë më 16 maj vijnë liderët e BE-së, por vijnë dhe udhëheqës britanikë dhe nga Turqia. Ata duhet ta kenë mesazhin e qartë, që shumica e shqiptarëve e duan anëtarësimin në BE. S’mund ta hedhim në kënetë fatin europian të shqiptarëve.", tha Rama./K.C/dritare.net

















