
Pamjet që po bëjnë xhiron e botës/ Grekët marrin në krahë kafshët që t'i shpëtojnë nga flakët
Dritare.net
Bagëtitë dhe kafshët shtëpiake janë nxjerrë me ngut në vend të sigurt ndërsa zjarret shkatërruese përfshinin qytetin portual të Patras në Greqi.
Ndërsa zjarret përhapen përmes ullishtave dhe pyjeve me pisha jashtë qytetit të tretë më të madh të Greqisë, Patras, një fermer shihet duke lëvizur me motor në rrugë të mbushura me tym, duke mbajtur në të një dele, për ta shpëtuar.
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.
Një burrë tjetër, teksa flakët i afrohen, vrapon me dhitë.
Në vende të tjera, banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, duke mbajtur në krah kafshët shtëpiake ose duke udhëhequr bagëtinë e trembur larg flakëve.
Pas javësh me temperatura të nxehta dhe shkatërruese, zjarret janë përshkallëzuar në të gjithë Evropën Jugore, ku burimet e zjarrfikësve mbeten të limituara, pavarësisht ndihmës nga Bashkimi Evropian./K.C/dritare.net

















