
Drejtori i Spitalit Nasser thotë se të paktën 27 persona u vranë dhe 90 u plagosën në jug të Gazës këtë mëngjes nga zjarri i hapur nga Izraeli, ndërsa prisnin shpërndarjen e ndihmave në Rafah, në jug të Gazës.
Ushtria izraelite thotë se ka qëlluar pranë një kompleksi ndihmash pasi ka identifikuar "disa të dyshuar".
Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës thotë se forcat izraelite kanë hapur zjarr me tanke dhe dronë ndaj mijëra palestinezëve që prisnin të merrnin ndihma në një qendër.
Izraeli mohoi të ketë qëlluar palestinezët në një incident të ngjashëm të dielën, për të cilin ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se vrau 31 persona dhe plagosi gati 200 të tjerë
Izraeli nuk lejon organizatat ndërkombëtare të lajmeve, të hyjnë në Gaza, duke e bërë të vështirë verifikimin e asaj që po ndodh në territor./L.F-dritare.net

















