
Nis sot rinumërimi i votave të 11 majit për tre qarqe!
Dritare.net
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se do të nisë mëngjesin e sotëm rinumërimin e votave të 2323 kutive, përfshirë këtu edhe 85 kuti me vota nga jashtë vendit.
Rinumërimi do të bëhet për qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Fierit ndërsa për qarkun e Elbasanit do të verifikohen vetëm materialet e kutive të Gramshit dhe Peqinit.
Procesi do të zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe në të do të angazhohen 24 grupe numërimi.
Vendimi për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave u mor nga KAS pas kërkesës së dy anëtarëve të tij që mbështetën kërkesat e opozitës.
Opozita nuk e njeh rezultatin zgjedhor të 11 majit ndërkohë që po denoncon në kancelaritë perëndimore sipas saj farsën elektorale. PD po përgatit një dosje të plotë të manipulimit zgjedhor për t’ua dorëzuar kancelarive të huaja./E.P-dritare.net

















