Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis seanca plenare, i pranishëm edhe kryeministri Rama!

Nis seanca plenare, i pranishëm edhe kryeministri Rama!

Ka nisur seanca plenare në Kuvend.

Kryeministri Rama ndodhet i pranishëm në seancën plenare. Sot është votimi i dy raporteve përkatëse të PS e PD lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Paralelisht, jashtë Kuvendit ka nisur edhe protesta e opozitës në kundërshtim të qëndrimit të socialistëve për të mos e dorëzuar Ballukun. Kjo e fundit ka të drejtë fjale, por kryeparlamentari Peleshi tha se deputetja socialiste nuk ka paraqitur një kërkesë të posaçme.