Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit! Ja kalendari i agjërimit!

Nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit! Ja kalendari i agjërimit!

Muaji i shenjtë i Ramazanit për vitin 2026 do të nisë më 19 shkurt, sipas kalendarit hixhri dhe vëzhgimit të hënës. Kjo datë shënon fillimin e ditës së parë të agjërimit, ku myslimanët do të ndalojnë ushqimin dhe pijet nga syfyri deri te iftari, duke respektuar traditën dhe devotshmërinë e këtij muaji të shenjtë.

Në ditën e parë të Ramazanit, oraret e agjërimit do të jenë: syfyri mbyllet në orën 04:58 dhe iftari në orën 17:25.

Ramazani është muaji i devotshmërisë, agjërimit, lutjeve dhe bamirësisë. Besimtarët fillojnë ditën me syfyr para agimit dhe e ndërpresin agjërimin me iftar pas perëndimit të diellit, duke u angazhuar për reflektim shpirtëror, bashkëpunim dhe solidaritet me të tjerët. Në këtë mënyrë, çdo vit Ramazani rikujton rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit ndaj vlerave fetare dhe shoqërore./K.C/dritare.net

Nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit! Ja kalendari i agjërimit!