
Nesër nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit. Kalendari i agjërimit!
Dritare.net
Të hënën nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit. Gjatë këtij muaji të bekuar, besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.
Dita e parë e Ramazanit është me 11 mars. Syfyri i parë është në orën 04:23, ndërsa iftari në orën 17:49. Dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill dhe Fitër Bajrami festohet më 10 prill.
Myslimanët besojnë se Ramazani është muaji kur vargjet e para të librit të shenjtë të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1400 vjet më parë. Agjërimi përfshin abstenim nga ngrënia, pirja, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale gjatë orëve të ditës për të arritur një "takva" ose vetëdije më të madhe për Zotin.
Ramazani fillon çdo vit 10 deri në 12 ditë më herët. Kjo për shkak se kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor të Hixhrit me muaj që janë 29 ose 30 ditë. Këtë vit dita e parë e agjërimit në Mekë është 23 marsi. Më poshtë ju sjellim kalendari i Ramazanit 2023 për Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin.
Ramazani është muaji më i rëndësishëm për të gjithë myslimanët. Çdo besimtar e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin./K.C/dritare.net

















