
Nën hetim për falsifikimin e diplomës/ Këlliçi flet pas daljes nga SPAK: Edukimi, arma ime më e fortë
Dritare.net
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës doli nga SPAK-u pas dy orësh pyetje pas denoncimit të bërë nga avokati Idajet Beqiri për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie në kryeqytet. Pasi doli nga SPAK-u Këlliçi foli për gazetarët për pyetjen nga prokurorët e SPAK-ut.
"Sot jam paraqitur në SPAK në lidhje me një kallëzim nga një mashtrues i dënuar me vendim gjykate 1 vit para se të lindja. Kam lindur në 1987 kam dhënë të gjitha sqarimet e mia shterues për shpifjet, vrerin e hedhur ndaj meje se kam rrëzuar një skemë korruptive dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve 5D. Kreu i së cilës doli nga kolegët e SPAK. Jam i hapur për çdo pyetje dhe çdo sqarim të mëtejshëm me mua, familjen time që nga dita që kam lindur 25.1.9187 e deri më sot. Jam sqarues. Në raport me ndodhitë e ditës. Për herët të dytë brenda viti kreu i bandës 5D u paraqit në SPAK. Të vërtetën e kam thënë publikisht, e kam sqaruar para mediave, e kanë sqaruar edhe gazetarë që kanë ndjekur çështjen, e kam sqaruar edhe para SPAK. Kjo është çështje që është ezuauruar nga mediat, në 2021, në 2023, nuk kam ndërmend të jap sqarime. Ato sqarime që i kam dhënë më shkrim pranë SPAK. Arsimi dhe edukimi im është një nga krenaritë më të mëdha, jam diplomuar në Coppin University, kam ndjekur gërmë për gërmë ligjin amerikam, jam një nga krenaritë e Harry Fultz. Kam shok klase, kam mësues, nuk jam anonim që s’më njeh askush, mund të shkoni në 8-vjecare të pyesni. Edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime më e madhe.", tha Këlliçi për gazetarët.
I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, avokati Idajet Beqiri tha se e ka akuzuar zotin Këlliçi për dy vepra penale.
“Belind Këllici nuk ka mbaruar shkollën e mesme. Vitin e fundit, pra maturën nuk e ka përfunduar. Unë kam hulumtuar dhe gjetjet bashkë me provat i kam dërguar në SPAK. Nëse bën një kallëzim penal të rremë dënohesh deri në tre vjet burg, ndaj unë jam i bindur për kallëzimin që kam bërë. Pa mbaruar vitin e fundit të shkollës së mesme është regjistruar në një universitet në Amerikë dhe atje është regjistruar me dokumente te falsifikuara, sikur e ka mbaruar shkollën e mesme, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. Kjo është një vepër penale në Shqipëri dhe në Amerikë, sepse Këllici e ka falsifikuar dokumentin në Shqipëri dhe e ka përdorur në Amerikë. Kur garoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës Këlliçi plotësoi një formular ku kërkohet që të dhënat të jenë të sakta. Mes këtyre të dhënave është edhe arsimit. Në këtë pikë, Këllici ka thënë që ka mbaruar arsimin e mesëm në Shqipëri dhe arsimin e lartë në Amerikë, që është një deklarim i rremë. Pra kemi të bëjmë me dy vepra penale”, u shpreh Beqiri në Dritare TV./K.C/dritare.net

















