
Ndërtoi pallat pa leje në pronë publike, arrestohet biznesmeni Sino Llanaj!
Dritare.net
Policia ka ndaluar biznesmenin Sino Llanaj, 50 vjeç, pasi ka ndërtuar pa leje në hapësirën e përbashkët të një pallati në ndërtim në Yzberisht.
Sipas njoftimit zyrtar, IKMT ka bllokuar 4 mijë m² sipërfaqe ndërtimi pa leje dhe ka nisur procedurat për shembjen e objektit.
Llanaj është i njohur për konflikte të mëparshme lidhur me ndërtime. Ai u arrestua në janar 2024 për armëmbajtje pa leje, ndërsa pallati i tij te ish-parku i autobusëve ka mbetur i papërfunduar për shkak të një mosmarrëveshjeje me ortakun Albert Allmuça, që ka lënë pa banesa rreth 120 familje.
Më herët, në janar 2021, konflikti mes dy biznesmenëve përfundoi me një përplasje me armë, ku u plagosën Sino Llanaj, një kalimtar i rastit dhe roja i objektit./K.C/dritare.net

















