Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria në krye të OECD për rezultatet e anketës së mësuesve, Kumbaro: Investimet në arsim po japin rezultate

Shqipëria në krye të OECD për rezultatet e anketës

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro prezantoi sot rezultatet e TALIS- Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit në një takim me pjesërmarrjen e kryeministrit Edi Rama, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave.

Për herë të parë, Shqipëria u bë pjesë e TALIS, mes 55 sistemeve arsimore të OECD, me pjesmarrjen e ku në disa prej parametrave ka arritur tregues shumë pozitive, shpesh edhe mbi mesataren e vendeve të OECD.

Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro, renditi disa prej këtyre rezultateve:
“Ndihemi shumë mirë kur shohim se 98% e mësuesve shqiptarë thonë se mësuesia ka qenë zgjedhja e tyre e parë në karrierë. Ndërsa 85% e mësuesve të rinj pohojnë se e kanë zgjedhur si profesion të parë mësuesinë, ndërkohë që mesatarja e OECD është 58%. Kjo do të thotë se shumica e tyre nuk janë rastësisht në këtë profesion, por se ata e kanë zgjedhur me zemër. Ndërkohë 96% e mësuesve deklarojnë se trajnimet dhe zhvillimi profesional kanë pasur ndikim real në përmirësimin e mësimdhënies. Një tjetër gjetje që na mbush me krenari është kujdesi i jashtëzakonshëm që mësuesit tanë tregojnë për mirëqenien emocionale dhe sociale të nxënësve.
Shqipëria renditet e para në Europë për këtë tregues: 80% e mësuesve shqiptarë. Dhe le ta themi me zë të lartë, sepse në fakt nuk e themi ne, por e thoni vetë ju, e përmes përgjigjeve tuaja e thotë TALIS, 98% e mësuesve shqiptarë janë të kënaqur me profesionin e tyre,
ndërsa vetëm 3% përjetojnë nivele të larta stresi, niveli më i ulët ky në renditje krahasuar me mesataren 19% të vendeve të OECD-së. Siç nga ana tjetër, 95% të mësuesve pranojnë se shkolla u ofron stafit mundësi për të marrë pjesë aktive në vendimmarrje, edhe kjo një shifër më e lartë se mesatarja e OECD prej 78%”, citoi disa prej rezultateve minsitrja Kumbaro.

Më tej, ministrja Kumbaro u shpreh se këto rezultate janë fryt i vëmendjes dhe investimeve në arsim, duke theksuar se periudha e administrimit të TALIS në Shqipëri u bë në muajt mars-prill, para rritjes së pagave të mësuesve, ndërsa përmendi edhe disa prej projekteve dhe kantiereve për vitin 2025-2026:
“Sigurisht që rritja e pagave vetëm, nuk mjafton për të garantuar një kënaqësi profesionale, prandaj programet tona të ardhshme parashikojnë lehtësira administrative, duke iu lënë më shumë kohë mësuesve për të punuar me mësimdhënien, programe mentorimi për mësuesit e rinj që i ndihmojnë të futen të sigurt në karrierën e tyre, trajnime që ndihmojnë në zhvillimin profesional cilësor dhe sigurisht përdorimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale të jetë një partner në mësimdhënie, jo të shihet si sfidë.

30 shkolla të reja janë vënë në funksionim në nisje të këtij viti shkollor, ndërsa kemi në kantier 46 shkolla të tjera; 3,500 bursa studimi janë akorduar nga Ministria e Arsimit për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta sociale dhe ekonomike, ndërsa transporti falas është siguruar për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues.
Por krahas 640 mësuesve koordinatorë cilësie dhe mësues të këshillimit të karrierës, apo 930 psikologëve që po ushtrojnë detyrën e tyre në shkolla, nuk mund të lë pa përmendur edhe Oficerët e Sigurisë, ku vetëm dje u certifikuan 112 të tillë.”/dritare.net