Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mandatet e kushtetueses, PD kërkon seancë të hapur publike

Mandatet e kushtetueses, PD kërkon seancë të hapur publike

Opozita ka kërkuar nga kryeparlamentari Niko Peleshi që në seancën për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës Kushtetuese të ketë një përfaqësues të saj, sipas parashikimeve ligjore.

Në një shkresë dërguar Peleshit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon akreditimin e ekspertit Marash Logu, ndërsa në seancë do të diskutohet për datën e fillimit dhe mbarimit të mandateve të gjyqtarëve të Kushtetueses.

Burime pranë opozitës bënë me dije, se për shkak të rëndësisë dhe garantimit të transaprencës, do të kërkohet që seanca të jetë publike dhe me praninë e medias.

Seanca do të zhvillohet në 16 Tetor, bazuar në një kërkesë të Presidentit të Republikës, i cili ka kërkuar interpretimin e kohëzgjatjes së mandave të gjyqtarëve kushtetues./dritare.net

Mandatet e kushtetueses, PD kërkon seancë të hapur publike