Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Homazhet për Novruz Cenalian, kolegët të pikëlluar: Nuk gjejmë fjalë!

Homazhet për Novruz Cenalian, kolegët të pikëlluar: Nuk

Novruz Cenalia, efektivi i vrarë në Baltëz të Fierit do të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërsa kanë nisur edhe homazhet. Kolegët e tij janë shprehur shumë të pikëlluar mbi ngjarjen.

“Po e prisnim që të vinte në punë. Ishte shërbimi i radhës që do të merrnim turnin e pasdites. Ishte lajmi më i rëndë dhe më i pabesueshëm që mund të merrnin”.

“Ishte shumë bashkëpunues. Nuk gjej fjalë. Do ta kujtojmë dhe ai do të jetë mes nesh për të vijuar misionin që kemi”. “Djalë shembullor, familjar e motivues. Kjo është një dhimbje e madhe”, kështu e kanë kujtuar kolegët, efektivin e “Shqiponja”.

Kujtojmë se 28-vjeçari u vra me një plumb në kokë më 13 maj, teksa ishte nisur punë, por u përfshi në një debat me 23-vjeçarin Azgan Mërnicën, për radhën e kalimit me makinë. 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe qëlloi me plumb në kokë viktimën. Autori ndodhet në kërkim pasi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit./M.K-dritare.net