Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta diplomati dhe gazetari, Fatmir Kumbaro!

Ndahet nga jeta diplomati dhe gazetari, Fatmir Kumbaro!

Fatmir Kumbaro, diplomati shqiptar është ndarë nga jeta këtë të martë në moshën 76-vjeçare. Mësohet se diplomati dhe gazetari i njohur ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, teksa po trajtohej në spital lidhur me një problem me frymëmarrjen.

Kumbaro lindi në Tiranë me 5 dhjetor të vitit 1947 dhe studioji për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Gjatë jetës së tij ai ka kryer detyra të rëndësishme si: gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, pedagog në fakultetin juridik në Universitetin e Tiranës dhe Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar në vitin 1991. Po ashtu, Kumbaro ka qenë ndër themeluesit e Partisë Socialiste dhe për disa vite anëtar kryesie.

Po ashtu si intelektual, zotëronte 8 gjuhë të huaja, duke u kthyer në një figurë të veçantë, imponuese dhe të admirueshëm njëherësh./M.K-dritare.net