Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nafta/ Andi Tepelena: Nesër protestë te SPAK-u, të hetohet sektori i hidrokarbureve!

Nafta/ Andi Tepelena: Nesër protestë te SPAK-u, të hetohet

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, veprimtari i shoqërisë civile Andi Tepelena ka komentuar protesta e fundit dhe ka treguar se si do të vijojnë ato më tej. Tepelena shprehet se protesta nesër do të jetë te SPAK-u, për të hetuar sektorin e hidrokarbureve, ku sipas tij është krijuar një monopol dhe çmimet vijojnë të jenë abuzuese.

“Protesta nesër do të jetë te SPAK-u, pranë organeve që kanë vendimmarrje. Do jetë te SPAK-u sepse ka të bëjë me hetimin e sektorit të hidrokarbureve, atë që është një situatë monopoli, ku 90% e ka një kompani e caktuar. Ky përfaqësues i kësaj kompanie ndodhet edhe në bordin që ka krijuar edhe qeveria, ku vendos çmimet po ai që ka një situatë monopoli.”. u shpreh Andi Tepelena./Dritare.net