Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjeku Edmond Gashi thyen masën e arrestit në shtëpi! Reagon policia!

Mjeku Edmond Gashi thyen masën e arrestit në shtëpi! Reagon

Një tjetër akuzë është ngritur për mjekun Edmond Gashi, pas gjyqit dje lidhur me skandalin tek Onkologjiku. Gashi akuzohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi pas gjyqit ka shkuar në lokal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G”, njofton policia.

Gashi akuzohet se duke përdorur si argument radhën e gjatë në Onkologjik, orientonte pacientët drejt klinikës private, duke iu thënë se situata është emergjente dhe nuk ka kohë për të humbur./M.K-dritare.net