Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministrja Kumbaro: Gjirokastra nga 6000 turistë në 600.000!

Ministrja Kumbaro: Gjirokastra nga 6000 turistë në 600.000!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Përmet ku po zhvillon një takim me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra. Kreu i qeverisë thotë se ata janë shembulli më kuptimplotë se takime të tilla nuk ndodhin më vetëm në bregdet, por në pole të reja të zhvillimit të qëndrueshëm e turizmit gjithëvjetor siç është Parku Kombëtar i Lumit Vjosa.

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro foli në takim me krenari për zhvillimin turistik që është i shtrirë në të gjithë qarkun. Zonja Kumbaro tha se fakt për këtë janë shtimi i agroturizmeve dhe tur operatorëve, që i ofrojnë mundësi turistëve destinacionet e menaxhuara të cilat i cilësoi strategji të rëndësishme të zhvillimit turistik.

“Nëse deri para dhjetë vjetësh rruga të çonte deri në Gjirokastër, ku maksimumi mund të gjeje 2 hotele të hapura, sot kemi në booking mbi 350 oferta turistike vetëm për akomodim. Por po erdhe në Gjirokastër, duhet të rrish më shumë se një ditë. Sepse turistët sot nuk kanë më si mundësi vetëm Kalanë dhe Qafën e Pazarit, që gumëzhin nga vizitorët. Sot mund të shkosh të bësh shëtitje me kalë në të gjithë shtigjet e Zagorisë, mund të bësh rafting me disa operatorë që tashmë e ofrojnë këtë mundësi nga Këlcyra në Përmet. Në Përmet ka 1500 shtretër sot që flasim, ndërsa në Gjirokastër 4500. Vitit 2024 u mbyll me 600 mijë vizitorë. Ndërkohë që e kujtoj shumë mirë vitin 2013, me 6900 vizitorë që vizituan kalanë e Gjirokastrës, duke u nisur nga biletat e arkëtuara. Jemi duke folur për një hop që nuk ra nga qielli.

Vërtet Vjosën e ka bërë Perëndia, kalanë na e la Ali Pashai, por puna është se sa komuniteti, biznesi dhe bashkitë kanë një bashkëpunim për të krijuar dhe ofruar destinacionin e menaxhuar që turisti të mos rrijë një ditë, por të rrijë një javë dhe të ketë mundësi të shikojë nga turizmi kulturor arkeologjik i Antigonesë te ai kulinar. Kur ju thosha në 217 që potenciali që ka Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena për agroturizëm, shumë kush nuk e njihte këtë fjalë. Sot është kthyer në një fjalë që e përdor çdo fshat. Dhe produktet lokale janë në të gjitha tavolinat e turizmit”, u shpreh ministrja Kumbaro. /L.F-dritare.net