
Në një intervistë për mikrofonin e DritareTV, qytetarët ndanë shqetësimet e tyre lidhur me rritjen e çmimeve dhe ndikimin në jetën e përditshme. Shumë qytetarë, pensionistë thanë se pagat dhe pensionet e tyre janë jashtë çdo mundësie për të përballuar kostot e jetesës.
Një qytetar rrëfeu:
“135.000 lekë pension? E papërballueshme. Nëse nuk do të kisha ndihmën e fëmijëve që jetojnë jashtë, nuk do të ja dilja dot.”
Shumë të tjerë theksuan se rritja galopante e çmimeve e ka bërë jetesën tepër të vështirë:
“Muajin si mund të përballojmë me këtë lloj inflacioni? Çmimet e produkteve janë jashtë çdo kontrolli.”
Qytetarët gjithashtu komentuan mbi mënyrën se si politika ka kontribuar në situatën aktuale:
“Politika është gjithmonë në kurriz të këtij populli. Ne vuajmë ndërsa ata përfitojnë.”
Një tjetër pensionist u shpreh se ndihma nga emigrantët është shpëtimtare:
“Pa ndihmën nga jashtë, shumë prej nesh nuk do të mbijetonin. Një pension prej 100-200 mijë lekësh nuk mjafton për bukën dhe ilaçet.”
Qytetarët kërkojnë masa konkrete për përballimin e inflacionit, duke përfshirë rritjen e pensioneve, kontrollin e çmimeve dhe një drejtësi më efektive kundër korrupsionit që sipas tyre rëndon më shumë popullin.
“Tani po bëj çmos që fëmijët të ikin jashtë, sepse vendi nuk ofron më asgjë të qëndrueshme për ne,” tha një qytetar./K.C/dritare.net