Mimoza Ahmeti po merr hakun e babait tim! Flet e bija e Lasgush Poradecit
E Enjte 9 Prill 2026, 18:06
Dritare.net

Poetja Mimoza Ahmeti është një nga figurat më të diskutuara të Ferma VIP 3, ndërsa komentet për të nuk mungojnë as nga figura të rëndësishme të kulturës.
E ftuar në emisionin “Dekalog" Marie Poradeci, e bija e poetit, Lasgush Poradeci, u pyet nga gazetari Roland Qafoku nëse e ndjek Mimoza Ahmetin në këtë format.
“Po e ndjek dhe ua ka bërë mirë. I ka bërë lëmsh atje. Po mos tallen me poezi. Moza po merr dhe hakat e babait tim, se këta janë tallur me poezinë,” u shpreh Poradeci.
Ajo e shoqëroi këtë deklaratë edhe me vlerësime për Ahmetin, duke e cilësuar si një poete të zgjuar dhe shumë të talentuar, që sipas saj e ka kuptuar thellë krijimtarinë e Lasgush Poradecit./K.C/dritare.net