Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mesazhi i Donald Trump për shqiptarët!

Mesazhi i Donald Trump për shqiptarët!

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram me anë të të cilit uron Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Me anë të këtij telegrami, Trump riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë.


“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndwrkombwtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, – shkruan Presidenti Donald Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë./K.C/dritare.net