
Mesazhi i Ambasadës Amerikane: Mos i beso askujt që të premton vizë amerikane!
E Diel 6 Prill 2025, 11:11
Dritare.net
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve kur aplikojnë për viza amerikane.
“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet.
Kurseni paratë tuaja dhe shmangni mashtrimet – ne ofrojmë informacion se si ta plotësoni vetë aplikacionin tuaj falas në: https:// bit.ly/4lfcAJL #securingusborders “, thuhet në reagimin e ambasadës./K.C/dritare.net

















