Mero Baze: Basha, gjest patriotik. Dules i ka vënë Idrizin sipër, Mesilën poshtë!
E Martë 9 Mars 2021, 00:12
Dritare.net

Gazetari Mero Baze ka komentuar pozicionimin e aleatëve në listën e PD-së, për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Baze ka shkruar se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka rrethuar Vangjel Dulen nga politikanët e PDIU-së.
“Një “gjest patriotik” e paska bërë Luli në listë. Vangjel Dule i ka vënë Shpëtim Idrizin siper e Mesila Dodën poshtë. S'ka ku luan tani “greku” se e kanë rrethuar çamët”, ka shkruar Baze./M.M-dritare.net