Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mediu: Nëse nuk ka emra konkretë, nuk marrim më pjesë në diskutime!

Mediu: Nëse nuk ka emra konkretë, nuk marrim më pjesë

Fatmir Mediu kreu i Partisë Republikane sot në Konferencën e Kryetarëve tha se nuk mund të vijohet më me seanca që nuk diskutohen më emra konkretë për postin e presidentit. Mediu tha se nëse diskutimet do të vijojnë pa prodhuar emra, opozita nuk do të vijojë të jetë pjesë e procesit.

“Mendoj që në raundet që vijnë domosdoshmërish nuk duhet të bëjmë seanca bosh pa kuptim se zhvlerësojmë parlamentin, por seanca me negocime konkrete me kandidatura të negociuara por në rastin më të keq me kandidatura të propozuara nga deputetë të opozitës në mënyrë që t’i tregojmë qytetarëve që duam president të qëndrojë mbi palët e të sjellë një qasje të re në sjellje në institucionin e presidentit, zhvillimet politike e zhvillimet ndërkombëtare.

Nëse do vijojmë pafund diskutime e do shkojë në seanca bosh pa kandidat të paktën personalisht por besoj dhe opozita duhet të mos bëhemi pjesa e një procesi fasadë e farsë që të presim të vijë raundi i 4 re 5 të veprohet me mazhorancë të thjeshtë.

Ose do mbajmë qëndrim për të shkuar me kandidat ose duhet të vendosim ndërprerjen e pjesëmarrjes në këtë proces”, u shpreh Mediu./L.F-dritare.net