
Më shumë se 60 të zhdukur në Bejrut, protestat anti-qeveritare pushtojnë vendin!
E Shtunë 8 Gusht 2020, 15:03
Dritare.net
Deri më tani 137 persona janë konfirmuar të vdekur, dhe më shumë se 5000 persona janë plagosur nga shpërthimi që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga nintrati që gjendjen i magazinuar nga viti 2013 në port.
Nga ana tjetër, mijëra persona kanë dalë në protesta në Bejrut, dhe qytetet e tjera të Libanit, kundër qeverisë.
Revolta anti-qeveritare ka ardhur pasi populli kundërshton qeverinë duke e quajtur të korruptuar, në mes të një krize të thellë humanitare dhe sociale në Liban.
Që nga 2019 në Liban ka pasur protesta të vazhdueshme, ndërsa tani pas shpërthimit të së martës, duket se eksizton edhe një arsye e fortë që populli të vijojë ato./ I.M-Dritare.net

















