Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Macron pritet si hero në Bejrut: Ndihma nuk do të shkojë tek të korruptuarit!

Macron pritet si hero në Bejrut: Ndihma nuk do të shkojë tek

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vizituar ditën e sotme Bejrutin, dy ditë pas tragjedisë e cila ka marrë më së paku 137 jetë njerëzish, dhe ka plagosur më shumë se 5000 të tjera.

Macron në Liban, ish-protektariat i Francës, është pritur si shpëtues nga populli i lodhur nga një qeveri e cila është diskutuar për skandalet e shumta, dhe korrupsionin masiv.

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha turmave të zemëruara libaneze në qendër të qytetit të Bejrutit se ndihma franceze nuk do të shkonte në "duart e korruptuara" dhe ai do të kërkonte një marrëveshje të re me autoritetet politike.

"Unë ju garantoj këtë - ndihma nuk do të shkojë në duar të korruptuara," u tha Macron protestuesve në Beirutin e shkatërruar tanimë.

"Unë do të flas me të gjitha forcat politike për t'i kërkuar atyre një pakt të ri. Unë jam sot këtu për t'u propozuar atyre një pakt të ri politik", tha ai, pasi u përshëndet nga turmat që kërkuan fundin e "regjimit"./ I.M-Dritare.net