
Fillimi i rëndë i një dekade/ 7 muajt e tmerrshëm të 2020, a ka më?
Dritare.net
Viti 2020 shënoi edhe mbylljen e një dekade, dhe nisjen e një dekade të re.
Në fillim u pa se në këtë dekadë do të mbizotërojë teknologjia e cila po ecte me hapa galopantë, bio-teknologjia, dhe një botë gjithnjë e në vazhdim.
Por që në ditët e para të 2002 nisi tersi i madh dhe frika për të ardhmen e pa sigurt hyri në miliona njerëz.
Me datën 3 janar 2020, kur bota ende po festonte vitin e ri, kurrë më afër nuk ishte Lufta e Tretë Botërore.
Shtetet e Bashkuara vranë në Bagdad të Irakut, udhëheqësin më të lartë ushtarak të Iranit, drejtuesin e Gardës Revolucionare, Kasem Sulejmanin.
Irani paralajmëroi luftë të hapur, dhe gjakrat u nxenë në pikën që i futën frikën botës.
Kur ende në titujt e mediave botërore ishte konflikti SHBA-Iran, vëmendja do të qëndronte përsëri në Tehran, kryeqytetin 15 milionësh të Iranit.
Mbrëmjën e 8 janarit, një avion Ukrainas u godit nga një raketë iraniane dhe nga kjo ngjarje që doli të ishte “një aksident” nuk mbijetoi asnjë person në bord. 176 të vdekur, acaruan marrëdhëniet mes botës perëndimore dhe Iranit i cili u akuzua se e kishte goditur avionin qëllimisht, por që nuk u pranua kurrë nga zyrtarët e shtetit islamik.
Zjarret në Australi dhe pamjet nga atje shokuan botën në fillim të janarit. Nga raportet e mëvonshme, miliona hektarë pyje u dogjën, dhe mbi 1 milionë kafshë vdiqën nga këto zjarre. Qytete e fshatra të tërë u evakuuan.
Me 11 mars 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë globale të koronavirusit.
Kjo ditë do të mbetet gjatë në historinë e njerëzimit, nga kjo ditë bota nuk gjeti më qetësi deri më sot.
19,064,387 persona janë infektuar, dhe 712,839 kanë vdekur nga një sëmundje misterioze, dhe as shkenca e as teknologjia nuk mund të thonë kur njerëzimi do i rikthehet normalitetit.
Miliona njerëz u mbyllën për muaj të tërë, maska, dhe distanca sociale vijojnë në mbarë botën, me gjasë edhe të paktën disa muaj.
8 janar: Princi Harry dhe Meghan Markle deklaruan se do të largoheshin zyrtarisht nga familja mbretërore. Kjo nuk është një ngjarje tragjike, por padyshim që do të shënohet në historinë e botës, sepse është një ngjarje e rrallë dhe e diskutueshme.
16 janar: Fillon gjyqi për Presidentin Donald Trump.
Si kurrë më parë në historinë e SHBA, një President shpallet fajtor nga një dhomë e kongresit, dhe kurrë më parë një president ishte afër shkarkimit. Por Trump nuk u shkarkua dhe ai do të rikandidojë në zgjedhjet historike të 3 nëntorit 2020 për një mandat të dytë.
26 janar: Ylli i basketbollit Kobe dhe vajza e tij Gigi Bryant, së bashku me shtatë pasagjerë të tjerë, vdiqën në një përplasje me helikopter në Calabasas, California.
31 janar: Mbretëria e Bashkuar tërhiqet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, një proces që bëri që tre kryeministra të Britanisë së Madhe të “digjen”
24 Mars: Lojërat Olimpike Verore të vitit 2020, që duhej të zhvilloheshin në Tokio, shtyhen deri në vitin 2021, për herë të parë në histori. Bashkë me to të gjitha ngjarjet kryesore botërore anulohen për shkak të pandemisë.
4 gusht 2020, një shpërthim në Bejrut të Libanit vrau së paku 137 persona dhe plagosi më shumë se 5000 të tjerë, gjithashtu rrafshoi kryeqytetin e një vendi të zhytur në krizë ekonomike dhe sociale./ Isa Myzyraj-Dritare.net

















