
Mbyllja e ‘Zërit të Amerikës’, Berisha: Nuk është akt censure, por çështje e një gjeopolitike globale!
Dritare.net
Kreu demokrat Sali Berisha, vendimin për të mbyllur Zërin e Amerikës, e ka cilësuar çështje të një gjeopolitike globale, jo cenurë.
Berisha deklaroi se VOA është ent publik dhe se administrata e konsideron që të reduktohen shpenzimet kolosale që bëhen, duke e mbyllur.
“Gjatë mandatit të parë të presidentit Trump, pavarësisht se ç’thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar. E dyta, fjala më e bukur që ai ka mbajtur ka qenë për censurën, garancinë që dha se nuk do të ketë censurë.
Mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e një gjeopolitike globale. E konsiderojnë që shpenzimet kolosale që bëhen, të kufizohen. Ose të shmangin një propagandë që administrata aktuale e konsideron të tepër. S’ka të bëjë me censurën. Ai është një ent publik.
Nesër mund të vendoset të mbyllet tv shtetëror, por nëse tv private kanë të gjithë hapësirën, nuk ka censurë. Në këtë aspekt mund të them se ishte një akt anticenure mbyllja e VOA”, tha Berisha./E.P-dritare.net

















