
Zelensky flet për armëpushimin në Ukrainë: Situata në Kursk është e vështirë!
Dritare.net

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka sugjeruar që armëpushimi me Rusinë të monitorohet me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, përmes satelitëve dhe inteligjencës.
Presidenti ukrainas u tha gazetarëve se çështja e pushtimit të territoreve ukrainase u diskutua në takimin që delegacioni ukrainas pati me amerikanët në Jeddah të Arabisë Saudite, por se zgjidhja e do një “dialog të vështirë”.
Duke iu referuar situatës në Kursk, ai pranoi se situata është “shumë e vështirë” për ushtarët ukrainas të cilët kanë ende nën kontrollin e tyre një pjesë të vogël të këtij rajoni rus.
Ushtria ukrainase ka mohuar megjithatë se forcat e saj janë në rrezik të rrethimit nga ushtria ruse.
“Situata në rajonin e Kurskut është padyshim shumë e vështirë,” tha Zelensky, duke siguruar në të njëjtën kohë se ushtria “i arriti qëllimet e saj” në këtë operacion.
Përkundrazi, situata në frontin e Pokrovsk në Ukrainën lindore është stabilizuar, shtoi ai.
Zelensky siguroi gjithashtu se ai mban marrëdhënie “normale” me homologun e tij amerikan, Donald Trump, pas takimit të tyre të stuhishëm në Shtëpinë e Bardhë në fund të shkurtit.
“Marrëdhëniet e ngushta me SHBA-në janë shumë të rëndësishme për Ukrainën”, tha ai, duke shtuar se “ne kemi nevojë për marrëdhënie normale dhe efektive”.

















