Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Regjisori i shkruan Ramës: Ju dëgjova dhe u ktheva nga emigracioni! Unë e bëra timen, tani ju takon juve!

Regjisori i shkruan Ramës: Ju dëgjova dhe u ktheva nga emigracioni!

Nga Fatmir Doga *

Letër e hapur drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama

I nderuar zoti Kryeministër,

Po ju drejtohem me shumë respekt përmes kësaj letre të hapur, me dëshirën e sinqertë që fjala jonë të dëgjohet dhe të gjejë mbështetjen tuaj.

Unë, si një shqiptar që kam jetuar mbi 30 vite jashtë atdheut, iu përgjigja thirrjes suaj të përhershme drejtuar shqiptarëve të diasporës për t’u kthyer dhe për të dhënë kontributin tonë në Shqipërinë tonë të bukur. U ktheva në Shqipëri për të dhënë kontributin tim në profesionin që kam punuar gjithë jetën: kinematografinë.

Gjatë qëndrimit tim këtu, arrita të realizoj dy filma artistikë, njëri pas tjetrit, të cilët janë produkt 100% shqiptar. Në këto filma kam angazhuar qindra të rinj e të reja, të cilët kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri, duke i thënë JO emigracionit, dhe që duan të ndërtojnë jetën dhe karrierën e tyre këtu, pranë familjeve të tyre.

Filmat janë realizuar thuajse me punë vullnetare, me shumë mund dhe dashuri, dhe janë bërë kartolina të vërteta dhe që tregojnë anën më të bukur të vendit tonë.

Së fundmi, kemi përfunduar dhe shfaqur premierën e filmit “Udhëtim në Pranverë”, një film që tregon një histori të bukur dashurie dhe aventure në rivierën shqiptare, duke sjellë imazhet më të mrekullueshme të vendit tonë. Ky film është një krijim dinjitoz, familjar, pa vulgaritete, i denjë për çdo ekran ndërkombëtar, dhe nuk ka asgjë më pak se filmat e mëdhenj të realizuar në Hollywood.

Regjisori i shkruan Ramës: Ju dëgjova dhe u ktheva nga emigracioni!

Por, zoti Kryeministër, edhe pse kemi bërë një film që pasqyron më së miri Shqipërinë e sotme dhe mund të jetë krenari për çdo shqiptar, nuk kemi mundësinë financiare për ta promovuar atë ashtu siç meriton. Media e shkruar dhe vizive, si dhe platformat online, kërkojnë fonde të mëdha për reklamim, të cilat ne nuk i kemi. Në mungesë të mbështetjes, ekziston rreziku real që kjo punë e madhe dhe me shumë sakrifica të mbetet e padukshme për publikun shqiptar, e të mos arrijë asnjëherë te familjet që kanë nevojë për filma të tillë cilësorë.

Regjisori i shkruan Ramës: Ju dëgjova dhe u ktheva nga emigracioni!

Për këtë arsye, po ju kërkoj personalisht ndihmën dhe mbështetjen tuaj, që ky film të promovohet si një vepër që i shërben kulturës, turizmit, artit dhe të rinjve të këtij vendi.
Ju lutem, zoti Kryeministër, dërgoni një përfaqësues të stafit tuaj për ta parë filmin në kinema dhe të vlerësoni vetë cilësinë, dashurinë dhe profesionalizmin me të cilin është realizuar.

Regjisori i shkruan Ramës: Ju dëgjova dhe u ktheva nga emigracioni!

Jam i bindur se, nëse ky film merr mbështetjen tuaj, do të jetë një shembull suksesi dhe motivimi për dhjetëra e qindra të rinj të tjerë që duan të ndërtojnë “Hollywood-in shqiptar” këtu, në vendin tonë. Përndryshe, fatkeqësisht, rrezikojmë të shuhet edhe kjo përpjekje e sinqertë dhe shumë prej këtyre të rinjve do të detyrohen të marrin rrugën e emigracionit.

Regjisori i shkruan Ramës: Ju dëgjova dhe u ktheva nga emigracioni!

E di që jeni shumë i angazhuar me fushatën zgjedhore dhe me shumë punë të tjera shtetërore, por sinqerisht, besoj se kjo kauzë meriton vëmendjen tuaj, sepse është në funksion të imazhit më të mirë të Shqipërisë dhe të rinisë shqiptare.

Ju falënderoj nga zemra për kohën dhe vëmendjen. Shpresoj që kjo letër të botohet në mediat shqiptare dhe të arrijë deri te ju sa më parë.

Me respekt dhe shpresë,
Fatmir Doga, Regjisor & Producent Filmi./dritare.net